Komunat: Kërkojmë shkurtimin e fazës së dytë të masave ndaj coronavirusit

23.05.2020 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Komunat: Kërkojmë shkurtimin e fazës së dytë të masave ndaj coronavirusit

Asosacioni i Komunave të Kosovës thotë se duke marrë si shkas kalimin nga faza e para në të dytën dhe trendet pozitive që janë duke u zhvilluar dhe hapat pozitivë që janë duke u ndërmarrë në parandalimin e përhapjes së COVID-19, kryetarët e komunave vlerësojnë se ekziston mundësia dhe parakushtet që të shikohet mundësia e shkurtimit të fazës së dytë të masave.

“Kryetarët kërkojnë që masat të rishikohen vetëm në përputhje me situatën, e cila situatë është duke u vlerësuar si pozitive për rishikimin e masave të fazës së dytë që është duke u larguar nga rreziku i shëndetit publik. Në këtë drejtim, duke u nisur edhe nga parimi edhe situata aktuale ekonomike, me tendenca që të kemi rënie të theksuar ekonomike, vlerësojmë se do të duhej që faza e dytë të rishikohet dhe që të shkurtohet. Humbjet ekonomike tashmë mund të jenë shumë të mëdha”, thuhet në deklaratën e Asosacionit të Komunave të Kosovës.

Në anën tjetër, buxhetet komunale thuhet se përbëhen nga grantet qeveritare, investimet kapitale qendrore dhe të hyrat vetanake. Ndërsa të hyrat kryesore vetanake të komunave përbëhen nga: tatimi në pronë, lejet e ndërtimit dhe taksat komunale.

“Këto të hyra kanë rënë ndjeshëm dhe nëse vazhdohet edhe më tutje me masa të fazës së dytë, së pari dëmtohen bizneset të cilat për një ditë që nuk punojnë kanë humbje financiare të konsiderueshme por edhe buxhetet komunale do të pësojnë nga mos-mundësia e operimit të bizneseve. Së dyti, ne mendojmë që me lehtësimin edhe të mëtutjeshme të masave qytetarët do të fillojnë të paguajnë edhe obligimet ndaj komunave e të cilat obligime do e ngrisin inkasimin e të hyrave vetanake e të cilat mjete do të investohen në projekte të cilat do e përmirësojnë jetën e qytetarit”, vijon komunikata.

Kryetarët e komunave, me këtë rast kërkojnë, që të vlerësohet ideja e shkurtimit të fazës së dytë dhe kalimit në fazën e tretë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Polemika për mbajtjen ose jo të maskave në ambient të hapur

Polemika për mbajtjen ose jo të maskave në ambient të hapur

​Haradinaj- Stublla e njofton homologun nga Saint Vincent dhe Grenadines për marrëveshjen e Uashingtonit

​Haradinaj- Stublla e njofton homologun nga Saint Vincent dhe Grenadines për marrëveshjen e Uashingtonit

Të hënën në Speciale nis seanca ndaj Salih Mustafës

Të hënën në Speciale nis seanca ndaj Salih Mustafës

Haradinaj: Askush nuk u dënua për masakrën në Abri të Epërme

Haradinaj: Askush nuk u dënua për masakrën në Abri të Epërme

​Vdes pasi rrokulliset me traktor

​Vdes pasi rrokulliset me traktor

Hodaj: Mosbesimi i thellë mes Speciales dhe institucioneve në Kosovë çoi tek aksioni i sotëm

Hodaj: Mosbesimi i thellë mes Speciales dhe institucioneve në Kosovë çoi tek aksioni i sotëm

‘Pasurinë na vodhën, ëndrrat na i dhunuan edhe Amerikën n’Serbi e çuan, idiotat’

‘Pasurinë na vodhën, ëndrrat na i dhunuan edhe Amerikën n’Serbi e çuan, idiotat’

Kuçi e Abrashi takohen me delegacionin e DFC-së, flasin për projektet infrastrukturore

Kuçi e Abrashi takohen me delegacionin e DFC-së, flasin për projektet infrastrukturore

Dhomat e Specializuara: Gucati u arrestua për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve

Dhomat e Specializuara: Gucati u arrestua për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve

Qeveria lejon aktivitetet kulturore, sportive dhe rekreative

Qeveria lejon aktivitetet kulturore, sportive dhe rekreative

Qeveria aprovon masa të reja kundër Covid-19: Gastronomia një orë më shumë

Qeveria aprovon masa të reja kundër Covid-19: Gastronomia një orë më shumë

Zyra e Prokurorit të Specializuar tregon pse e arrestoi Hysni Gucatin

Zyra e Prokurorit të Specializuar tregon pse e arrestoi Hysni Gucatin

​Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL UÇK-së

​Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL UÇK-së

Ismaili: Demonstrimi i sotëm i forcës në zyrat e OVL-UÇK i panevojshëm

Ismaili: Demonstrimi i sotëm i forcës në zyrat e OVL-UÇK i panevojshëm

AKP transferon 16.4 milionë euro në Fondin e Konsoliduar

AKP transferon 16.4 milionë euro në Fondin e Konsoliduar

Përfundon bastisja në OVL UÇK, Eulex-i merr me vete disa kompjuterë

Përfundon bastisja në OVL UÇK, Eulex-i merr me vete disa kompjuterë