Komunat e rajonit jugor me shuma të mëdha llogarish të arkëtueshme

E publikuar: 21/08/2017 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komunat e rajonit jugor të Kosovës nuk po arrijnë që t’i arkëtojnë të gjitha borxhet për të cilat kanë ofruar shërbime.

Kështu shuma e llogarive të arkëtueshme vazhdon që të mbetet e lartë, shkruan sot “Koha Ditore”. Fushat më problematike janë të hyrat nga tatimi në pronë, taksat komunale dhe prona komunale. Te Prizreni kësaj i shtohet edhe menaxhimi i mbeturinave.

Për më shumë të arkëtueshmet në katër prej gjashtë komunave janë rritur gjatë vitit të kaluar në krahasim me vitin 2015, gjë që ka shtyrë Zyrën Kombëtare të Auditimit që të rekomandojë krerët e komunave që të marrin masa adekuate për adresimin e kësaj çështjeje.

Në raportin e fundit të Auditorit… theksohet se Komuna e Prizrenit ka rritje të vazhdueshme të llogarive të arkëtueshme dhe mungesë të masave për mbledhjen e tyre.