Komuna në të cilën u shfaq rasti i parë me koronavirus, sot nuk ka asnjë rast aktiv

E publikuar: 18/06/2020 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mesin e rasteve të para të paraqitura me koronavirus në Kosovë është edhe një vajzë nga Klina, ndërsa sot kjo komunë nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.

Ka më shumë se një muaj që Klina nuk ka shënuar asnjë rast me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithsej në këtë komunë janë konfirmuar 5 raste me koronavirus.

Deri tani në Kosovë janë testuar afër 20 mijë persona, ku prej tyre pozitiv kanë rezultuar 1 mijë e 833 persona, me gjithsej 34 raste të vdekjes.

Komuna më më së shumti raste aktive mbetet Vushtrria, me gjithsej 216 raste./Gazeta Sinjali/