Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

26.11.2020 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

Komuna e Prishtinës ka vendosur t’i ndihmojë mediat me një fond prej 100 mijë eurove.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari Shpend Ahmeti, i cili ka njoftuar se do të jenë tri kategori të mediave të cilat do të përfitojnë.

Bazuar në numrin e punëtorëve që kanë nën 8 (tetë) punëtorë, nga 8-50 punëtorë dhe mbi 50 punëtorë.

Ky është njoftimi i plotë i Ahmetit:

Shumë media kanë rrezikuar mbylljen për shkak të pandemisë. Mediat që mbahen nga reklamat e bizneseve me humbjen e bizneseve do të mbyllen. Ato të pavarurat më së shumti.

Ne si Komunë mendojmë që mediat janë ndër elementet me të rëndësishme të demokracisë. Kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër posaçërisht ato që kritikojnë.

Ne kemi vendosur që mediat me bazë/zyre/lokacion në Prishtinë të ndihmohen me një fond prej 100,000 euro. Nesër bëhet thirrje ku mediat ndahen në tri kategori bazuar në numrin e punëtorëve që kanë nën 8 (tetë) punëtorë, nga 8-50 punëtorë dhe mbi 50 punëtorë.

Bazuar në numrin e mediave në Komunën tonë kjo nuk është ndihmë e madhe por mund ti shpëtojë disa mediume që ashtu kështu mezi mbijetojnë.

Mediat duhet të plotësojnë këto kushte:

• Të jenë të regjistruar ne Komunën e Prishtinës,

• Të funksionojnë si media profesionale dhe të jenë të regjistruara në institucionet përkatëse (Komisioni i Pavarur për Media)

• Pasqyrat financiare,

• Vërtetimi i pagesës së kontributeve pensionale të punëtorëve

Komisioni do të ketë shumicën përfaqësues të mediave e jo të Komunës.

Ndoshta nuk ka nevojë ta themi, por ndihmën mund ta marrin edhe kritikuesit më të mëdhenj të Komunës. Siç ka thënë Michael Moore kur kishte ndihmuar financiarisht ëebfaqen më kritikuese ndaj tij që të mos mbyllet – pa juve nuk do të kishte interesim për punën tonë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

Aksident mes tri veturash në Rrugën e Kombit, vdes një prej shoferëve

Aksident mes tri veturash në Rrugën e Kombit, vdes një prej shoferëve

Joe Biden letër Agim Rexhepit: Zoti ju bekoftë!

Joe Biden letër Agim Rexhepit: Zoti ju bekoftë!

OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

Daut Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Daut Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

Vazhdon mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

Vazhdon mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

​Kurti: Qeveria Hoti nuk është legjitime – ja kur duhet të zgjidhet presidenti i ri

​Kurti: Qeveria Hoti nuk është legjitime – ja kur duhet të zgjidhet presidenti i ri

​BE kritikohet për anshmëri në dialogun Kosovë-Serbi

​BE kritikohet për anshmëri në dialogun Kosovë-Serbi

Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Kërcënohet zëvendësministri Zafir Berisha

Kërcënohet zëvendësministri Zafir Berisha

Nga Prokuroria flasin për plagosjen e 4 personave në Deçan

Nga Prokuroria flasin për plagosjen e 4 personave në Deçan