Komuna e Prishtinës propozon strategjinë për qasje ndaj Coronavirusit

E publikuar: 18/06/2020 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për ta tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia e Coronavirusit, nënkryetari i Prishtinës, tha se mbrëmë Shpend Ahmeti ka bërë një propozim me 8 pika se si  të ndryshohet strategjia ndaj qasjes me Coronavirus.

“Pas diskutimeve të gjata që i kemi pasur këto tri javët e fundit, kryetari dje ka dalë me një prononcim ku jepen sekt propozimet e Komunës së Prishtinës në 8 pika ku i kemi trajtuar se tashme duhet të ndryshohet strategjia e qasjes ndaj virusit”, tha ai për Front Online.

E sipas Nushit 8 pika e propozimit janë:

1.Të mos ndjeken testimet e kontakteve më;

2.Të bëhen testet sereologjike;

3.Në institucionet publike të testohen vetëm rastet me simptome që paraqiten në këto institucione;

4.Të decentralizohen testime në institucionet e tjera publike në Komuna dhe në Klinika Private me rregulla të qarta se cilat lloje te testeve pranohen;

5.Të bëhet analizë e komplikimeve të pacientëve që nga fillimi i pandemisë dhe të fataliteteve dhe të ndërtohet profili i komplikimeve;

6.Fokusi i trajtimit të jetë në përballimin e fluksit të pacientëve me komplikime;

7.Hovi i virusit duhet të ndalet me kufizime sipas mundësive, por jo duke dëmtuar aktivitetin ekonomik;

8.Të ndërtohet apo blihet një aplikacion (mundësisht në blockchain) ku një qytetarë lehtë mund ta dëshmojë se është testuar apo që ka kaluar virusin./FrontOnline/