Komuna e Prishtinës njofton se një rrugë do të mbyllet për dy ditë

E publikuar: 13/08/2019 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Gani Butka” do të jetë e mbyllur për dy ditë.

Komuna ka njoftuar se mbyllja do të bëhet për shakë të disa punimeve që do bëjë Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

“Të mërkurën e të enjten, me datën 14 e 15 gusht, rruga ‘Gani Butka’ do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve dhe sanimit të kanalizimit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”. Luten qytetarët që e qarkullojnë këtë rrugë, të bëjnë devijimin e rrugës gjatë këtyre dy ditëve’, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Lajmi.net/