Komuna e Prishtinës nis shpërndarjen e drunjve për familjet me asistencë sociale

E publikuar: 18/12/2018 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës, sot, ka nisur me shpërndarjen e drunjve për familjet me asistencë sociale.

Në sitën e parë, Komuna ka përzgjedhur 84 familje të cilat do të marrin nga tri metra dru. Këta drunj janë fito sanitar që janë mbledhur deri tash.

Sipas përllogaritjeve të Komunës, sot planifikohet të shpërndahen drutë për rreth 36 familje, njofton Klan Kosova.

Përveç drunjve, komuna po e bën edhe sharritjen dhe transportin e tyre.