Abrashi: Kërkesat e opozitës janë të shuara

E publikuar: 08/01/2016 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kanë komentuar kauzën e opozitës për anulimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malit të Zi, duke thënë se kërkesat qoftë për shenjëzimin e kufirit, qoftë për marrëveshjen rreth Asociacionit të komunave serbe, tani janë të shuara.

Për protestën që pritet të mbahet nesër me kërkesat e partive opozitare për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për demarkacionit me Malin e Zi, transmeton kp.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, tha se kërkesat e opozitarëve janë të shuara.

Ai tha se e kanë vendimin e prerë të Gjykatës Kushtetuese që tregon se duhet të vazhdohet me Asociacionin.

Ai ka komentuar edhe vendosjen e disa banera në mbikalimin e Fushë Kosovës, me mbishkrimin me “ 9 Janar protesto për Republikën”, “ Rroftë Republika! “ Zajednicë”, “ Zajednicë”, ku kryeministri Isa Mustafa ka një kovë që mban në duar duke lyer ‘Zajednicën’ me ngjyrë të kuqe, zëvendësi i tij, Hashim Thaçi mban në duar mbishkrimin ‘Zajednica’. Abrashi tha se këto grafitë janë pjesë e shprehjes së lirë dhe nuk ka komentuar më shumë.