Komuna e Prishtinës: Gjashtë kompani po punojnë në pastrimin e rrugëve

E publikuar: 03/01/2016 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës njofton të gjithë qytetarët se po punon pa pushim në pastrimin e rrugëve të qytetit nga bora, në mënyrë që ato të jenë të qarkullueshme për komunikacion.

“ Të gjashtë kompanitë e kontraktuara i kanë te gjitha ekipet e tyre në teren”, shkruan në një komunikatë të dërguar nga Komuna e Prishtinës.

Aty shkruan se për shkak të intensitetit të madh të reshjeve të borës sa po pastrohen rrugët po mbulohen sërish andaj këto ekipe do të punojnë edhe gjatë natës.

Sipas tyre temperaturat e ulëta po i bëjnë rrugët të rrëshqitshme, me ç’rast as kripa nuk po mjafton, andaj ekipet kanë filluar të hedhin edhe rërë.

Ata kanë bërë lutje që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të dalin në rrugë pa goma të dimrit dhe pajisje tjera dimërore, njofton Klan Kosova.