Komuna e Podujevës e lë pa shkollë një nxënës të klasës së katërt

E publikuar: 01/07/2019 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nxënës i klasës së katërt nga fshati Sylevicë i Komunës së Podujevës ka mbetur pa shkollim qe një vit. Arsye për këtë po del të jetë mbyllja e paraleles në këtë fshat nga Drejtoria për Arsim në Podujevë, raporton Express.

Përmes një postimi në Facebook, ish-mësuesi i këtij nxënësit, Ilmi Tahiri. Ai u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që ta ngrisin zërin kundër këtij vendimi, dhe që nxënësit t’i mundësohet shkollimi.

“Drejtoria e Arsimit në Podujevë së bashku me Komunën e Podujevës që nga shtatori i vitit të kaluar kanë mbyllur paralelën e ndarë shkollore në Sylevicë të Podujevës dhe një nxënës i imi i klasës së katërt ku duhej të vijonte mësimet që nga viti i kaluar ka mbetur pa shkollim, pa mësime për këtë ishte njoftuar edhe Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës nga prindii tij R. M. dhe një koleg tjetër mësimdhënës që më parë ishte mësuesi i tij, Tefik Durmishi, që ishte tepër këmbngulës për hapjen e sërishme të kësaj paralelje shkollore sërish për këtë nxënës, por edhe nga unë Ilmi Tahiri ish mësimdhënës në një takim rasti me zyrtarë të saj kemi përmendur këtë rast”, ka shkruar Tahiri.