Komuna e Obiliqit: Ndotja e madhe e ajrit po e bën jetën e qytetarëve të padurueshme

E publikuar: 21/10/2019 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Obiliqit ka reaguar ndaj ndotjes së ajrit në këtë vend.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se niveli i ndotjës është shumë i madh, dhe zhurma e madhe që krijohet nga këto dy termocentrale po e bën jetën e padurueshme të qytetarëve.

“DMM duke u Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit, Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, Direktivës 2001/80/EC, si dhe UA nr./2007 mbi Rregullat dhe Normat e Shkarkimeve në Ajër nga burimet e pa lëvizshme të ndotjes dhe në kuadër të mbikqyrëjes të aktiviteteve me standardet dhe normat ligjore për mbrojtje të mjedisit –ajrit, ujit, tokës dhe zhurmës, ngrit Shqetësimet për gjendjen e krijuar për ajrin në Obiliq “.

” Me datë 18 e deri me 21/10/2019 (nga e premte e deri sot e hënë), në Termocentralet “ Kosova A dhe B” nga raportimet në media e rrjetet sociale, dhe nga deklarimet e qytetarëve gjatë këtyre ditëve ajri në Obiliq arrin nivele shumë të lartë të ndotjes, po ashtu pranë këtij termocentrali është krijuar zhurme dhe erë (aromë) e cila është e pa durueshme për banore e kryesisht ne orët e mbrëmjes “- thuhet në komunikatën e Komunës së Obiliqit përcjellë Klan Kosova.

Komuna e Obiliqit i bën thirrje Koorporatës Energjetike të Kosovës, që për çdo problem të njoftoj paraprakisht këtë institucion dhe qytetarët.