Komuna e Kamenicës e bëri hor mësuesen e gjuhës shqipe, gaboi në fjalët elementare

E publikuar: 23/01/2020 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kamenicë një mësimdhënëse u ankua në Komunë se pse nga arsimtarja e gjuhës shqipe u sistemua në punën e bibliotekares.

Kjo kërkesë iu refuzua nga komuna.

Sebep për këtë u bënë gabimet drejtshkrimore elementare që u gjetën në letrën e saj.

Mësuesja gaboi në fjalët elementare, “mësimnxënie, këtij, vërejtje, duhet të punoj, drejtorinë, orar i plotë, padrejtësinë, më kanë bër”.

Morina tha se mësuesja është arsyetuar duke thënë se letrën ja shkroi një familjar i saj.

E pas përgjigjes së Komunës në ankesën e saj, mësimdhënësi e humb të drejtën e kthimit në vendin e punës së saj.