Komuna e Kaçanikut investon mbi 27 mijë euro në krijimin e hapësirave gjelbëruese

E publikuar: 13/03/2016 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga të hyrat vetanake përkatësisht nga tatimi në pronë, Komuna e Kaçanikut ka realizuar projektin “ Punimi i hapësirave gjelbëruese dhe vendosja e shportave”. Përmes këtij projekti, hyrja dhe dalja e qytetit të Kaçanikut si dhe shumë hapësira të tjera kanë marrë një pamje të bukur. Ky projekt ka kushtuar 27 mijë e 559 euro, mjete këto të inkasuara nga tatimi në pronë. Kësisoj përmes kryerjes së obligimit të tatimeve nga ana e qytetarëve, Komunës së Kaçanikut po i krijohet mundësia e krijimit të kushteve më të mira për të gjithë qytetarët. Komuna e Kaçanikut falënderon të gjithë taksapaguesit, ndërsa premton se të gjitha këto mjete të inkasuara do të kthehen në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve publike

Shkëlqim Ajdini