Komuna e Drenasit ndan mbi 200 mijë euro për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19

E publikuar: 25/03/2020 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Drenasit ka mbajtur seancë urgjente, ku në mënyrë unanime është votuar propozimi për ndarjen buxhetore prej 229,200 euro për të plotësuar nevojat që dalin në këtë situatë emergjente për parandalimin e virusit COVID-19.

Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci ka falënderuar asamblistët për bashkëpunim, shtabin emergjent, stafin shëndetësor, stafin shëndetësorë vullnetarë, zyrtarët policor, zjarrfikësit, punonjësit e kompanive regjionale, njësitë në Drenas, kompanitë e ndryshme që vullnetarisht kanë ndihmuar në forma të ndryshme.

Edhe asamblistët kanë falënderuar Lladrovcin për gatishmërinë dhe menaxhimin e kësaj situate në Komunën e Drenasit, duke e mbështetur propozimin për ndarjen e mjeteve.

Kreu i Drenasit ka propozuar që asamblistët nga opozita dhe pozita të marrin pjesë në menaxhimin e këtij fondi që është miratuar si dhe të jenë pjesë e Shtabit Emergjent, në mënyrë që shpenzimi i parasë publike të jetë transparente.