Komuna e Drenasit emëron ushtrues detyre 11 drejtorë të shkollave

E publikuar: 31/08/2017 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ne prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ne koordinim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, kanë emëruar 11 ushtrues detyre që ishin të sistemuar në procesin edukativo-arsimor për drejtor të shkollave.

Ky vendim është marrë, pasi që drejtorëve të mëhershëm u skadon kontrata me 31.08.2017 dhe të gjithë ishin njoftuar 45 ditë para se të ju skadojë kontrata, sipas dispozitave ligjore. “Ushtruesit e Detyrës, janë përzgjedhur përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit ne zgjedhjen e drejtorëve përmes konkursit”, thuhet në komunikatën e komunës.

Emërimi i ushtruesve të detyrave deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit ka ardhur për arsye që shkollat të mos mbesin pa menaxhim në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Ish-drejtorët e shkollave, disa prej tyre janë kthyer në vendet e tyre të mëhershme të punës dhe të tjerët do të sistemohen ne lendet ku kanë përgatitjen e tyre profesionale ose si koordinator cilësie.