Kompletimi i super-jahtit të gjatë 50 metra, që do të shitet për 30 milionë euro (Foto)

E publikuar: 19/09/2018 07:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Super-jahti i gjatë 50 metra, që përputhet lehtë me lundrën e cila do të lundrojë nëpër marinën e Monakos, është kompletuar së fundmi në një punishte të Holandës.

Imazhin e shfaqin pjesën e vrazhdë të Project Triton, që bartet nga kranet dhe vendoset në super-strukturën e poshtme, në Heesen Yachts që ndodhet në Oss, transmeton Telegrafi.

Eksterieri i lëmuar i jahtit, ngjanë shumë me pjesët e jashtme të veturave luksoze, me kënde të përfunduar me kujdes. Brenda jahtit do të jenë katër dhoma gjumi dhe një suitë, ndërsa në përgjithësi mund t’i zë dhjetë persona.

Por, për të gjitha këto duhet pritur deri në shkurt të vitit 2020, derisa të kryhen të gjitha punimet dhe të shitet për 31 milionë euro.

“Triton është në mesin e jahteve më të mira holandeze, me nivel të lartë luksi. Ndërtimin që e ka, mund t’i bëjë ballë edhe detit të trazuar”, ka qenë komenti i ekspertëve. /Telegrafi/