Kompanitë e basteve, Barça favorite ndaj Real Madridit

22.03.2015 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kompanitë e basteve, Barça favorite ndaj Real Madridit

Mbrëmjen e sotme në Camp Nou do të vihen përballë njëra-tjetrës dy nga skuadrat më të mira të kontinentit por edhe dy lojtarët më të mirë të Botës.

Tashmë është gjithcka gati për sfidën e madhe të futbollit spanjoll dhe jo vetëm. El Clasico nuk përjetohet maksimalisht vetëm në gadishullin iberik pasi kur në fushë zbresin Barcelona dhe Reali i Madridit e gjithë Bota mban frymën. Mbrëmjen e sotme në Camp Nou do të vihen përballë njëra-tjetrës dy nga skuadrat më të mira të kontinentit por edhe dy lojtarët më të mirë të Botës, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Miliona tifozë në mbarë botën bëjnë tifo për Barcelonën dhe Realin dhe sot të gjithë dëshirojnë që të fitojë skuadra e tyre. Megjithatë për kompanitë kryesore të basteve në botë do të jetë Barcelona ajo që do të triumfojë në El Clasico. Ecuria diametralisht e kundërt e dy skuadrave gjatë 2 muajve të fundit, ka ulur ndjeshëm koeficentin e blaugranave për triumfin final.

Te “Bet365”, suksesi i Barcelonës në El Clasico si rrallëherë kuotohet me 1,66. Bookmakersat britanikë paguajnë me 4,5 herë më shumë për cdo bast të vënë që sfida të përfundojë në barazim, ndërsa po 4,5 është edhe koeficenti që mundëson “Bet365” për fitoren e Realit. Kuota disi më të mira për bastexhinjtë ato që propozon kompania austriake “Bwin”. Nëse vendos bast 1 Euro te “Bwin” për fitoren e Barcelonës fut në xhep 1,72 Euro. Me 4,5 bookmakersat austriakë kuotojnë barazimin, ndërsa me koeficentin  4,75 vlerësojnë fitoren e Realit të Madridit. Por kush do të shënojë në këtë përballje yjesh mes Messit dhe Ronaldos. Edhe këtu kompanitë e basteve shohin të favorizuar sulmuesin e Barcelonës.

Një gol i Messit në El Clasico kuotohet me koeficentin 1,66 ndërsa Ronaldo paguan më mirë pasi basti që portugezi gjen rrugën e rrjetës shumëzon me 2,4 shumën e vënë . Ajo skuadër që shënon e para ka më shumë gjasa që ta fitojë sfidën, por për bookmakersat edhe në këtë lloj basti favorit shihet Lionel Messi. Koeficenti qe argjentinasi të tundë rrjetën i pari është 4,33 ndërsa Ronaldo kuotohet me 7. Llojshëmëria e kombinimeve  që propozojnë kompanitë e basteve për këtë sfidë është shumë e larmishme aq sa dikush mund të kthehet në milioner nëse bën parashikimin e duhur. Për të gjithë ata që janë në kërkim të bastit të cmendur ekziston kombinimi që goli i parë të shënohet nga Carvajal dhe që Reali të largohet nga Camp Nou me fitoren 1-3. Për cdo guximtar që merr kurajon të vërë këtë bast, shuma e vënë shumëzohet me 1751./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


FA Cup, kalojnë Man.City e Man Utd/ Napoli frenon Juven

FA Cup, kalojnë Man.City e Man Utd/ Napoli frenon Juven

Përplaset helikopteri, vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant

Përplaset helikopteri, vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant

Kupa “Nëna Terezë” bashkon skuadrat nga Kosova dhe Shqipëria

Kupa “Nëna Terezë” bashkon skuadrat nga Kosova dhe Shqipëria

Kualifikohet Chelsea, Tottenhami ndeshje shtesë me Southamptonin

Kualifikohet Chelsea, Tottenhami ndeshje shtesë me Southamptonin

Gol nga mesfusha/ E pabesueshme çfarë ka bërë shoku i Gjimshitit

Gol nga mesfusha/ E pabesueshme çfarë ka bërë shoku i Gjimshitit

Spinnazzola vishet zikaltër, priten edhe tre të tjere

Spinnazzola vishet zikaltër, priten edhe tre të tjere

Kupa e Ligës/PSG eliminon lehtësisht Reims, në finale e pret Lyoni

Kupa e Ligës/PSG eliminon lehtësisht Reims, në finale e pret Lyoni

Burnley “turpëron” “Djajtë e Kuq”, zgjohen Leicesteri dhe Tottenhami

Burnley “turpëron” “Djajtë e Kuq”, zgjohen Leicesteri dhe Tottenhami

Video/ Tenisti “neverit” me veprimin e tij, i kërkon shpërndarëses së topave t’i qërojë bananen

Video/ Tenisti “neverit” me veprimin e tij, i kërkon shpërndarëses së topave t’i qërojë bananen

Zyrtare/Chicharito Hernandez te Los Angeles Galaxy, më i paguari në MLS

Zyrtare/Chicharito Hernandez te Los Angeles Galaxy, më i paguari në MLS

Mbappe: Reali? Flasim në fund të sezonit

Mbappe: Reali? Flasim në fund të sezonit

Momentet më pikante të Superligës në foto

Momentet më pikante të Superligës në foto

Manajn transferohet në Barcelonë

Manajn transferohet në Barcelonë

Palestra sportive në Istog është kthyer në gjendje të rëndë, nisi të ndërtohej më 2004, punimet po vazhdojnë edhe në këtë vit!

Palestra sportive në Istog është kthyer në gjendje të rëndë, nisi të ndërtohej më 2004, punimet po vazhdojnë edhe në këtë vit!

Po rikthehet Milani i madh, fitore në ‘frymën e fundit’. -7 nga Champions

Po rikthehet Milani i madh, fitore në ‘frymën e fundit’. -7 nga Champions

Kriza e Napolit s’ka fund, Fiorentina e Iachinit e turpëron në “San Paolo”

Kriza e Napolit s’ka fund, Fiorentina e Iachinit e turpëron në “San Paolo”