Komisioni për Legjislacion takoi grevistët e gjykatave dhe prokurorisë

11.07.2018 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Komisioni për Legjislacion takoi grevistët e gjykatave dhe prokurorisë

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion organizoi takim me përfaqësues të Këshillit Grevist të Punëtorëve të Administratës së Gjykatave dhe Prokurorive, në lidhje me grevën, që po vazhdon ende për realizimin e kërkesave të tyre.
Në këtë takim është ftuar edhe Ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri,kryesuesi i Kshillit Gjyqesor të Kosovës Nehat Idrizi dhe ai i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, por të cilët nuk erdhën për shkak të agjendave.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e quajti të papërgjegjshme mungesën e Ministrit dhe të lartpërmendurve në takim.

Në anën tjetër deputeti Hajdar Beqa tha se karakteri i këtij takimi ka ndërruar dhe po i përngjan një konference.

“Po më duket që ka ndërruar karakteri i takimit. Dje ishim si komision i vizituam grevistët u dakorduam t’i përkrahim në harmonizim të ligjeve dhe nuk po më pëlqen që këtu nuk kemi as zëdhënësa të ministrisë. Ky takim i sotshëm po me duket si konferencë pasi që ne nuk kemi thirrë komision për me i komentu institucionet por për të folur dhe takuar këshillin grevist dhe të shqyrtojmë e ti bisedojmë këtkesat e tyre”, tha Beqa.

Asllan Rusinovci nga sindikata e juridaktorës përmendi kërkesat e grevistëve.

“Kemi hy në një grevë që nga data 4, vendimi është marrë dy ditë më parë. Kërkesat janë rritja e pagave për ëe gjithë të punësuarit për gjykata dhe prokurori, kërkesa e dytë, punonjësit të kenë një tretman specifik nga administratat tjera,të rregullohet statusi i punonjësve, dje është shtuar edhe një kerkesë pagesa e përvojës së punës e cila vitin e fundit punëtorëve nuk është duke iu paguar”, tha Rusinovci.

Shkumbim Demaliaj deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkoi nga grevistët t’i kthehen punës.

“Ka qenë një vendim i qeverisë për rritje të pagave ka pres sistemin e drejtesisë pasi qa e ka prek atë pjesë. Nuk është momenti për me lëviz buxheti. Nuk është e keqe dhe është e domosdoshme me i taku deputetët. Është mirë me ju kthy punës kemi kërkesa për riorganizimin e punëtorëve. Besoj se dikush prej juve duhet të shkojë të takojë Ministrin e Financave. Kryeministri nuk është këtu se ju kish taku”, tha Demailaj.

Shqipe Pantina, deputete e Partisë Socialdemokrate i përgëzoi grevistët për qëndrimin sindikal.

“Aryesja pse erdha sot ëshyë me i dëgju kërkesat tuaja. Unë ju përgëzoj për qëndrimin tuaj sindikal. Është ë vertet që vendimi për rritjen e pagave ka krijuar një frymë te tillë qe secili sektor me kqyr për vete. Fakti që ju ka rrit pagave edhe gjyqtarëvë prokurorëve është efekt anësor. Qeveria do të duhej të mendonte për te gjithë sidomos për administratën shtetësore. Erdha që tu them disa i formacione shtesë: Qeveria pati premtuar qe ligji për paga që do vije në pako dhe do vijë në kuvend e kjo tregon që ka kohë që ju të dërgoni këtkesat ejuja dhe ti adresoni tek ne. Qysh tani pregaditni kërkesat e juja në formë të amandamenteve.”, tha Pantina.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar

Aktakuza për rastin “Veteranët” do të dërgohet së shpejti në gjykatë

Aktakuza për rastin “Veteranët” do të dërgohet së shpejti në gjykatë

Serbia vazhdon propagandën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Serbia vazhdon propagandën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Rrëfimi i biznesmenit të cilit i kërkoi ryshfet zëvendësministri Cena

Rrëfimi i biznesmenit të cilit i kërkoi ryshfet zëvendësministri Cena

Palmer në Shkup: Votimi i ndryshimeve kushtetuese, kthesë historike

Ambasada amerikane reagon për sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

Ambasada amerikane reagon për sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

Ministri Matoshi: Deponia në Harilaq nuk paraqet rrezik për banorët

Ministri Matoshi: Deponia në Harilaq nuk paraqet rrezik për banorët

Veseli i sigurt që Gjermania ka thënë “po” për vizat

Veseli i sigurt që Gjermania ka thënë “po” për vizat

Janjiq: Formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk mund të ndalet as nga Rusia dhe Kina

Janjiq: Formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk mund të ndalet as nga Rusia dhe Kina

Zyra e Mogherinit: Ushtria e Kosovës vetëm në pajtim me serbët

Zyra e Mogherinit: Ushtria e Kosovës vetëm në pajtim me serbët

Tahiri për kërcënimin ndaj Bahtirit: I gjallë apo i vdekur ai do ta hap urën mbi Ibër

Tahiri për kërcënimin ndaj Bahtirit: I gjallë apo i vdekur ai do ta hap urën mbi Ibër

BE-ja nuk e ka datë për vazhdimin e dialogut, procesi mbetet i ‘ngrirë’

BE-ja nuk e ka datë për vazhdimin e dialogut, procesi mbetet i ‘ngrirë’

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Bankat në Kosovë të rrezikuara nga rastet në rritje të tentim-grabitjeve

Bankat në Kosovë të rrezikuara nga rastet në rritje të tentim-grabitjeve

Haradinaj tregon se sa do të jetë rritja e pagave për Policinë e Kosovës

Haradinaj tregon se sa do të jetë rritja e pagave për Policinë e Kosovës

Projekti për Parkun Memorial në Velani nis vitin e ardhshëm

Projekti për Parkun Memorial në Velani nis vitin e ardhshëm