Komisioni për Arsim kërkon zgjidhje për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës

11.03.2019 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Komisioni për Arsim kërkon zgjidhje për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës

Pas analizës së gjendjes në arsim në gjysmëvjetorin e dytë, anëtarët e Komisionit parlamentar për Arsim vendosën që të premten ta ftojnë ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, që si ndërmjetësues të gjejnë një zgjidhje të mundshme të situatës së krijuar nga greva në arsim.

Kryetari i Komisionit, Ismajl Kurteshi, ka thënë se SBASHK-u duhet të rishqyrtoj qëndrimin e vet pasi sipas tij ata duhet të respektojnë vendimin e gjykatës.

“Sindikata e ka konstatuar vendimin e ministrisë dhe e ka dërguar në gjykatë ndërsa gjykata e ka shpallë vendimin si të pabazë. Ndërsa, të shtunën është bë një gjendje kaosi. Ka klasë të cilat e kanë mbajt mësimin, por një anë tjetër nuk e kanë mbajt mësimin sepse e kanë respektuar kërkesën e sindikatës. Pas humbjes së madhe të mësimit e cila është e kontestueshme, askush nuk është përgjigj për atë kaos tani po na lind një çrregullim, një pjesë duke zëvendësuar një pjesë jo”, ka thënë Kurteshi.

“…Unë mendoj se kur sindikata e ka qu kërkesën në gjykatë është dashtë me vepru sipas vendimit të gjykatës. Nëse një çështje e dërgojmë në gjykatë dhe nuk i bindemi mendoj se nuk është në rregull ky kaos disa andej disa këndej nuk është në rregull. Mendoj se sindikata duhet ta rishqyrtoj qëndrimin e saj dhe të mundësohet kompensimi i mësimit për aq sa ka mundësi të kompensohet”.

Deputetja e AAK-së,Teuta Haxhiu, tha se mësimdhënësit janë të paorientuar për shkak të kaosit që është krijuar në arsim.

“Mësimdhënësit janë të ndikuar, të pavendosur, vullneti i tyre është për t’i zëvendësuar orët, por është vendim i tyre. Lus SBASHK-un që të dalin me një qëndrim unik”, tha Haxhiu, raporton EO.

Deputeti i PSD-së, Driton Çaushi, tha se mund të thërrasin në komision ministrin dhe sindikatën dhe t’i ballafaqojnë mes vete për të gjetur një zgjidhje, çka edhe u përkrah nga anëtarët e tjerë.

Komisioni për Arsim formoi edhe grupet punuese për monitorim të tri ligjeve, Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, për Arsimin Parauniversitar dhe Ligjin për Inspektoratin e Arsimit.

Si udhëheqëse e grupit punues për monitorimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore u zgjodh Arbërie Nagavci, me anëtarë: Abdyl Salihu, Fidan Rekaliu dhe Ismajl Kurteshi.

Udhëheqëse e grupit punues për monitorimin e Ligjit për Arsimin Parauniversitar u zgjodh Luljeta Veselaj-Gutaj, me anëtarë: Albulena Balaj, Valentina Bunjaku Rexhepi, Ismajl Kurteshi, Teuta Haxhiu.

Udhëheqëse e grupit punues për monitorimin e Ligjit për Inspektoratin e Arsimit u zgjodh Teuta Haxhiu, me anëtarë: Driton Çaushi, Fidan Rekaliu, Ismajl Kurteshi.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Plus 13 raste të reja Kosovë, në ditën kur u vendos për hapje të plotë

Plus 13 raste të reja Kosovë, në ditën kur u vendos për hapje të plotë

Veseli: Albin Kurti mashtrues, nisi reciprocitetin pasi e kuptoi nga Kushtetuesja se nuk do të jetë kryeministër

Veseli: Albin Kurti mashtrues, nisi reciprocitetin pasi e kuptoi nga Kushtetuesja se nuk do të jetë kryeministër

Thaçi: Kurti po e rrezikon Shtetin, po i vazhdon mashtrimet patriotike

Thaçi: Kurti po e rrezikon Shtetin, po i vazhdon mashtrimet patriotike

Ekspertët në Maqedoninë e V: Fondet për pandeminë të menaxhohen me kujdes

Ekspertët në Maqedoninë e V: Fondet për pandeminë të menaxhohen me kujdes

Rama për ”Le Monde”: Informacioni i cunguar pashmangshmërisht shndërrohet në një gënjeshtër të madhe

Rama për ”Le Monde”: Informacioni i cunguar pashmangshmërisht shndërrohet në një gënjeshtër të madhe

Për masat shtesë të reciprocitetit, Kurti: Serbia ka ndërruar qasje…, i kundërvihemi me masë reciproke

Për masat shtesë të reciprocitetit, Kurti: Serbia ka ndërruar qasje…, i kundërvihemi me masë reciproke

Avdullah Hoti propozon ministrat e LDK’së, votohen pastaj në Kryesi

Avdullah Hoti propozon ministrat e LDK’së, votohen pastaj në Kryesi

Lajçak kërkon heqjen e menjëhershme të reciprocitetitP

Lajçak kërkon heqjen e menjëhershme të reciprocitetitP

Ky është vendimi i plotësuar rreth reciprocitetit me Serbinë

Ky është vendimi i plotësuar rreth reciprocitetit me Serbinë

Daçiq: S’ka dialog pa heqjen e reciprocitetit, duam kompromis por s’do pranojmë Kosovën

Daçiq: S’ka dialog pa heqjen e reciprocitetit, duam kompromis por s’do pranojmë Kosovën

Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro