Komisioni për Arsim i brengosur për gjendjen aktuale arsimore në Kosovë

E publikuar: 03/04/2019 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni parlamentar për Arsim ka filluar takimin për të diskutuar për kompensimin e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve.

Kryetari i këtij Komisioni, Ismajl Kurteshi, ka thënë që janë të brengosur për gjendjen aktuale në arsim, njofton Klan Kosova.

“Nëse palët ndihen më të lira për të biseduar pa praninë e mediave atëherë lus mediat ta lëshojnë sallën dhe deklaratat për rrjedhën e kësaj mbledhje do t’i merrni pas përfundimit”, tha ai.