Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se i beson fakteve të paraqitura nga Komisioni për Demarkacionin me Malin e Zi.
Ai në një intervistë në Info Magazine ku është përball Anton Berishës nga AAK, është shprehur se ai i pranon gjetjet e këtij komisioni.
“I besoj këtij komisioni. Nëse s’do t’i besoja, s’do të kisha folur në përkrahje të tij”.