Komisioni Evropian ndan 100 milionë euro për Kosovën

E publikuar: 11/08/2020 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Evropian ka ndarë sot 100 milionë euro për Kosovën.

Kushtet e politikave për këto 100 milionë euro nga programi mikro-financiar lidhen me forcimin e stabilitetit publik financiar, adresimin e papunësisë së të rinjve, përmirësimin e qeverisjes së mirë, dhe luftimin kundër korrupsionit.

Nga skena e ndihmës mikro-financiare përveç Kosovës kanë përfituar edhe Shqipëria në shumë prej 180 milionë, Gjeorgjia 150 milionë, Jordania 700 milionë, Moldavia 100 milionë, Mali i Zi 60 milionë, Maqedonia e Veriut 160 milionë, dhe Ukraina me 1.2 miliard euro.