Komisioni Evropian do të aprovojë blerjen e GitHub nga Microsoft

E publikuar: 10/10/2018 20:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti Amerikan i softuerit Microsoft pritet të marrë aprovimin e Komisionit Evropian për blerjen 7.5 miliardë dollarë të uebsajtit të kodimit GitHub.


Microsoft tha në Qershor se kishte vendosur të blinte GitHub, blerja e dytë më e madhe që nga marrëveshja 26 miliardë dollarëshe për Linkedin në 2016-ën.

Blerja e GitHub do të rrisë edhe më tej biznesin e cloud të Microsoft dhe të sfidojë liderin e tregut Amazon.


GitHub është hosti më i madh në botë i kodeve me një komunitet prej 28 milion zhvilluesish që përdorin platformën.

Pasi të jetë finalizuar blerja, GitHub do të bëhet pjesë e divizionit Intelligent Cloud të Microsoft.

Shefi ekzekutiv Satya Nadella ka siguruar përdoruesit se asgjë nuk do të ndryshojë tek GitHub dhe do të vijojë të jetë një platformë e hapur.

Vendimi i Komisionit Evropian pritet të vijë më 19 Tetor. /PCWorld Albanian