Komisionari Hahn në Kosovë, më 24 e 25 mars

E publikuar: 23/03/2015 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Komisionari evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn do të vizitojë Kosovën më 24-25 mars.

Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me udhëheqësit më të lartë institucionalë të Kosovës.

Ai do të marrë pjesë edhe në inaugurimin e Kompleksit të Pallatit të Drejtësisë, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës, raportojnë mediet.