KOMF thirrje institucioneve që të parandalojnë përfshirjen e fëmijëve në punë të rënda

12.06.2019 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
KOMF thirrje institucioneve që të parandalojnë përfshirjen e fëmijëve në punë të rënda

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, iu ka bërë thirrje institucioneve që të marrin masa dhe të parandalojnë përfshirjen e fëmijëve në punë të rënda.
Në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, iu ka bërë thirrje institucioneve relevante të marrin masa për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda, shkruan lajmi.net.Sipas KOMF, fëmijët e përfshirë në punë të rënda u ekspozohen një sërë rreziqesh për shëndetin dhe formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijës.
Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, përqindja e fëmijëve të cilët janë të angazhuar në punë, rezulton të jetë 10.7 për qind, ndërkohë që 6.8 për qind e tyre punojnë në kushte të rrezikshme.“Ndërkaq, vetëm gjatë 4, 5, 6 dhe 11 qershor 2018, në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit janë vëzhguar dhe numëruar 153 fëmijë në situatë rruge. Këta fëmijë ishin duke kryer punë të rënda sikurse kërkim lëmoshë, riciklim dhe shitje të gjësendeve”, thuhet në njoftimin e KOMF-it.Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:KOMF: JO punës së rëndë të fëmijëve, fëmijët ta jetojnë fëmijërinëMe rastin e Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, u bën thirrje institucioneve relevante të marrin masa për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda.Fëmijët e përfshirë në punë të rënda u ekspozohen një sërë rreziqesh për shëndetin dhe formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijës, përfshirë: neglizhimin, keqtrajtimin, abuzimin fizik dhe psikologjik, e në disa raste mungesën e regjistrimit, mungesën e qasjes në arsim dhe mungesën e strehimit, duke e vënë veten edhe përballë rrezikut të shfrytëzimit seksual dhe/ose trafikimit.Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, përqindja e fëmijëve të cilët janë të angazhuar në punë, rezulton të jetë 10.7 për qind, ndërkohë që 6.8 për qind e tyre punojnë në kushte të rrezikshme.Ndërkaq, vetëm gjatë 4, 5, 6 dhe 11 qershor 2018, në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit janë vëzhguar dhe numëruar 153 fëmijë në situatë rruge. Këta fëmijë ishin duke kryer punë të rënda sikurse kërkim lëmoshë, riciklim dhe shitje të gjësendeve. Vëzhgimi dhe intervistimi është realizuar nga staf i trajnuar nga Terre des hommes në bashkëpunim me punëtor social. Përpara punës në terren, institucionet relevante janë njoftuar zyrtarisht dhe ftuar për të marrë pjesë në punën në rrugë.Të dhënat statistikore tregojnë se Kosova si shtet nuk po e trajton çështjen e fëmijëve që punojnë në rrugë dhe në të njëjtën kohë nuk po ndërmerr asnjë iniciativë rreth planifikimit të buxhetit dhe shërbimeve për të mbrojtur fëmijët.Aktualisht, nuk ka shërbime të veçanta që komunat duhet të ofrojnë për të adresuar mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda ; duke përfshirë qendrat e kujdesit ditor, ekipet mobile si dhe shërbimet e rehabilitimit dhe reintegrimit (përfshirë mbështetjen sociale, arsimore dhe psikologjike për fëmijët dhe familjet e tyre).KOMF ju bënë thirrje komunave të Kosovës, të sigurojnë financim të qëndrueshëm për shërbimet sociale në mënyrë që t’i mundësohet zyrtarëve komunal të ofrojnë shërbime cilësore për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda. Gjithashtu, rekomandohet që komunat të themelojnë ekipet mobile për identifikim dhe trajtim si dhe qendrat ditore për fëmijët e përfshirë në punë të rënda, për të mundësuar trajtimin, mbrojtjen, rehabilitimin dhe re integrimin e fëmijëve në situatë rruge të shfrytëzuar për punë të rënda.KOMF gjithashtu bën thirrje për ngritje të vetëdijes së shoqërisë lidhur me parandalimin e formave rënda të fëmijëve.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Rruga Ballkanike edhe më tej ‘lojë e jetës dhe vdekjes’

Rruga Ballkanike edhe më tej ‘lojë e jetës dhe vdekjes’

Shënohet viktima e 27 nga koronavirusi në Kosovë: Vdes 63 vjeçarja nga Dragashi

Shënohet viktima e 27 nga koronavirusi në Kosovë: Vdes 63 vjeçarja nga Dragashi

Rama tregon se kur do të hapen xhamitë e kishat në Shqipëri

Rama tregon se kur do të hapen xhamitë e kishat në Shqipëri

Abdixhiku publikon grafikën e rasteve të shëruara: Numri i rasteve aktive është në rënie

Abdixhiku publikon grafikën e rasteve të shëruara: Numri i rasteve aktive është në rënie

Ramadani: Jemi drejt shuarjes së plotë të infeksionit nga koronavirusi por duhet të kemi shumë kujdes

Ramadani: Jemi drejt shuarjes së plotë të infeksionit nga koronavirusi por duhet të kemi shumë kujdes

Latifi: Personi nga Rahoveci që rezultoi sot pozitiv në COVID-19, kishte transportuar vjehrrën e infektuar

Latifi: Personi nga Rahoveci që rezultoi sot pozitiv në COVID-19, kishte transportuar vjehrrën e infektuar

Merkel “pjesën më të madhe të fjalimit ia kushtoi dialogut Kosovë-Serbi”

Merkel “pjesën më të madhe të fjalimit ia kushtoi dialogut Kosovë-Serbi”

Pronarët e shtëpive të pushimit dhe hoteleve në Vlorë: ‘Do të ulim çmimet’

Pronarët e shtëpive të pushimit dhe hoteleve në Vlorë: ‘Do të ulim çmimet’

Ymeri: Me shkarkimet e bordeve, LVV ndërtoi sentimentin e hakmarrjes

Ymeri: Me shkarkimet e bordeve, LVV ndërtoi sentimentin e hakmarrjes

Pacolli: Hera e parë që kam pasur frikë nga institucionet e shtetit tim

Pacolli: Hera e parë që kam pasur frikë nga institucionet e shtetit tim

​Samiti i Zagrebit: BE dhe Ballkani Perëndimor kanë të njëjtin qëllim

​Samiti i Zagrebit: BE dhe Ballkani Perëndimor kanë të njëjtin qëllim

43 të shëruar dhe vetëm 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë

43 të shëruar dhe vetëm 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kalon 30,000 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britani të Madhe

Kalon 30,000 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britani të Madhe

KSHZ-ja: Kërkojm proces të plotë zgjedhor

KSHZ-ja: Kërkojm proces të plotë zgjedhor

Nga Italia, numri i përditshëm i vdekjeve nga koronavirusi rritet përsëri

Nga Italia, numri i përditshëm i vdekjeve nga koronavirusi rritet përsëri

Ka pasivizuar edhe Kuvendin e Kosovës shkarkimi i Qeverisë

Ka pasivizuar edhe Kuvendin e Kosovës shkarkimi i Qeverisë