Kombinimi ‘magjik’ qumësht me mjaltë, ja dobitë

E publikuar: 19/09/2017 03:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombinimi i mjaltit dhe i qumështit kaherë përdoret në ushqim por edhe në kozmetikë, gjë që flet mjaftueshëm për vlerat, por edhe për bashkimin ideal të këtyre dy përbërësve.

Këto janë disa nga përparësitë të cilat shfaqen pas konsumimit të rregullt të qumështit me mjaltin:

Një gotë qumësht dhe 2 lugë mjaltë në orët e mëngjesit do të përmirësojnë qëndrueshmërinë. Mund ta pinë të gjithë personat, pavarësisht moshës dhe gjinisë.

Pastron lëkurën – Përzieni 3 lugë qumësht të ngrohtë dhe 1 lugë të vogël mjaltë, mbushjen e pambukut lageni në përzierje dhe pastrojeni fytyrën.

Ngadalëson plakjen – Hulumtimet kanë treguar që qumështi dhe mjalti veprojnë në tërë trupin.

Veprimi antibakterial – Kombinimi i qumështit dhe i mjaltit ka efekt më të madh tek stafilokokët.

Ndihmon në tretje – Një gotë qumësht e ngrohtë me 2 lugë mjaltë do të ndihmojnë tek kapsllëku, fryrja dhe sëmundjet e zorrëve.

Sëmundjet e frymëmarrjes – Nëse i bashkojmë veçoritë e tyre, do të fitojmë ilaç të shkëlqyeshëm.