Komandanti i operacioneve civile të BE-së e vizitoi Kosovën, takohet me shefen e EULEX-it dhe zëvendëskryeministrin

E publikuar: 25/10/2016 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, gjatë vizitës së tij në Kosovë, komandanti i operacioneve civile të BE-së Kenneth Deane, bashkë me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, u takuan me zëvendëskryeministrin, Hajredin Kuçi për të diskutuar lidhur me mandatin e tanishëm të EULEX-it dhe për angazhimet e vazhdueshme për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Deane e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të EULEX-it me institucionet e Kosovës, duke e theksuar qëllimin e përbashkët për zhvillimin dhe  zbatimin e sundimit të ligjit.

“Jam i lumtur që erdha përsëri në Kosovë, si dhe për mundësinë që t’i vizitoj Pallatin  Drejtësisë dhe Burgun e Sigurisë së Lartë. EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë këshilla për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës në mënyrë që të përforcohen më tej të gjitha agjencitë të cilat e mbështesin zbatimin e ligjit.”, tha Kenneth Deane.

 Deane do ta vizitojë Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc si dhe Pallatin e Drejtësisë, ku ai do të informohet nga Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme.