Komandanti i KFOR-it Gjenaral Lorenco D`ADARIO me bashkëpunëtor sotë kanë vizituar drejtorin Rajonale të policisë së Kosovës në Gjilan

E publikuar: 15/03/2019 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komandanti i KFOR-it Gjenaral Lorenco D`ADARIO me bashkëpunëtor sotë kanë vizituar drejtorin Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan. 

Klolonel Elmina Mahmuti , në këtë takim pune e ka njoftuar Komandantin e KFOR-it se situata e sigurisë në rajonin e Gjilanit është në nivel shumë të kënaqshëm.

Edhe Komandanti Gjenaral Lorenco D`ADARIO është shprehur i kënaqur me gjendjen e sigurisë, po ashtu është shprehur se është mirë i informuar për punën, në aspektin e sigurisë  që bëjnë Policia e Kosovës, dhe siç tha rajoni i Gjilanit është shembull për të mirë.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me KFOR- in, si dhe faktorët tjerë relevantë dhe strukturat e sigurisë  janë të përkushtuar që të bashkëpunoj sa më tepër, dhe ti shpeshtojnë kontaktet me të gjithë qytetarët e të  gjitha etnive dhe niveleve dhe të krijojnë siguri dhe ambient prosperues për të gjithë. /Infosot/