Komandanti i FSK-së gjenerali Rrahman Rama ndanë dhurata për fëmijët e Klinikës së Pediatrisë

E publikuar: 24/12/2018 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Uran Ismajli, sot kanë vizituar fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së në Prishtinë, ku u pritën nga drejtoresha e Klinikës, Drita Telaku-Qosaj, dhe stafi mjekësor i kësaj klinike. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama dhe ministri Ismailiu dhuruan fëmijëve të shtrirë në këtë klinikë, dhurata me rastin e festave të fund vitit.Me këtë rast,gjeneral Rama dhe ministriIsmajli, duke uruar festat e fund vitit, të gjithë fëmijëve u dëshiruan shërim sa më të shpejtë, dhe gjithashtu festat e fund vitit,t’i gëzojnë së bashku me familjarët e tyre.Ky aktivitet i FSK-së, është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë./Infosot/