Komandanti i FSK-së, në emër të Presidentit të Kosovës, dekoron shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve

13.10.2017 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Komandanti i FSK-së, në emër të Presidentit të Kosovës, dekoron shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama në emër të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka dekoruar shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve, gjeneralin David Goldfein me dekoratën ,,Urdhri i Lirisë’’, shkruan infosot.

Gjeneral Rama me këtë rast, në emër të popullit të Kosovës dhe pjesëtarëve të FSK-së, ka falënderuar gjeneralin Goldfein për sakrificën e tij në mbrojtje të vlerave demokratike dhe humane gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke shtuar se populli i Kosovës do t’i jetë mirënjohës përgjithmonë popullit dhe Ushtrisë Amerikane.

Komandanti i FSK-së dhe gjenerali Goldfein biseduan për nevojën e bashkëpunimit në të ardhmen, krijimin e mundësive për pjesëmarrje të kadetëve të FSK-së në Akademinë e Forcave Ajrore Amerikane, trajnime kibernetike si dhe për fusha tjera me rëndësi për FSK- në.

Gjeneralit David Goldfein, shef i Shtabit të Forcave Ajrore pati marrë pjesë në bombardimet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë dhe i pati mbijetuar rrëzimit të aeroplanit luftarak i cili ishte goditur nga Ushtria e ish-Jugosllavisë( Federata Serbi-Mali i Zi) gjatë fushatës së NATO-s në vitin 1999.

Në takimin e komandantit të FSK-së me shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve ishin edhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral Timothy Orr, atasheu amerikan i Mbrojtjes në Kosovë, koloneli Jeffry Fischer dhe atasheu i Kosovës në Uashington, kolonel Ilir Qeriqi.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Serbia pa konsensus të brendshëm për çështjen e Kosovës

Serbia pa konsensus të brendshëm për çështjen e Kosovës

Krasniqi: Rritja e pagave për gjyqtarë e prokurorë s’e rritë efikasitetin e luftës kundër korrupsionit, përkundrazi

Krasniqi: Rritja e pagave për gjyqtarë e prokurorë s’e rritë efikasitetin e luftës kundër korrupsionit, përkundrazi

Bolton: Pheniani mund ta eliminojë brenda vitit programin bërthamor

Bolton: Pheniani mund ta eliminojë brenda vitit programin bërthamor

Thaçi i fton të gjithë, por dialogun zotohet se do ta udhëheqë vet

Thaçi i fton të gjithë, por dialogun zotohet se do ta udhëheqë vet

Sulm në një shkollë në Afganistan, ekzekutohen tre roje

Sulm në një shkollë në Afganistan, ekzekutohen tre roje

Kur do të fillojë ndarja e shtesave për fëmijët në Kosovë?

Kur do të fillojë ndarja e shtesave për fëmijët në Kosovë?

Trafikimi me njerëz, sfidë në Kosovë – vetëm në fillim të këtij viti u shënuan 6 raste

Trafikimi me njerëz, sfidë në Kosovë – vetëm në fillim të këtij viti u shënuan 6 raste

Ministri i Shëndetësisë kërcënon mjekët e papërgjegjshëm dhe papunëtor me largim nga puna

Ministri i Shëndetësisë kërcënon mjekët e papërgjegjshëm dhe papunëtor me largim nga puna

​Ministria e Integrimeve me ushtrues detyre në tri pozita udhëheqëse

​Ministria e Integrimeve me ushtrues detyre në tri pozita udhëheqëse

Jovanoviq: Kosova – nyja e madhe që gjenerata jonë duhet ta zgjidhë

Jovanoviq: Kosova – nyja e madhe që gjenerata jonë duhet ta zgjidhë

Aleatët e Trumpit thonë se “fundi i regjimit në Iran” është afër

Aleatët e Trumpit thonë se “fundi i regjimit në Iran” është afër

Institucionet e Maqedonisë në sprovë të re për Marrëveshjen me Greqinë

Institucionet e Maqedonisë në sprovë të re për Marrëveshjen me Greqinë

Jakup Krasniqi i përgjigjet Lladrovcit me poezi, e quan ‘debill që deshi të bëhej Mbret’

Jakup Krasniqi i përgjigjet Lladrovcit me poezi, e quan ‘debill që deshi të bëhej Mbret’

Haziri ia kujton Veselit kur kishte rrëzuar Isa Mustafën dhe kishte thënë se duhet “vra e largu LDK’në nga Kosova”

Haziri ia kujton Veselit kur kishte rrëzuar Isa Mustafën dhe kishte thënë se duhet “vra e largu LDK’në nga Kosova”

Qeveria afgane anulon armëpushimin

Qeveria afgane anulon armëpushimin

Ish-ortaku i Milaim Zekës thotë se u prishën pasi s’deshi t’ia financojë fushatën

Ish-ortaku i Milaim Zekës thotë se u prishën pasi s’deshi t’ia financojë fushatën