Kolona të gjata në Merdare, katër orë pritje

E publikuar: 26/07/2019 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës përmes Merdares po përballen me pritje të gjata.

Aty janë krijuar kolona deri në 800 metra, teksa për të hyrë në Kosovë ata po presin deri në katër orë. E për të dalë nga vendi, në të njëjtën pikë kufitare ata po presin deri në gjashtë orë, shkruan Gazeta Express.

Përveç kësaj pike, edhe në Jarinjë ka kolona të gjata, në hyrje deri në 10 metra, ndërsa në dalje deri në 120 metra. Pritjet në hyrje janë deri në një orë e gjysmë, e në dalje deri në 15 minuta.
Në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, kolonat në hyrje janë të gjata deri në 100 metra kurse në dalje deri në 30 metra. Ndërsa pritjet janë deri në gjysmë ore.

Ndërsa në pikë kalimin Mutivodë dhe Hani i Elezit, kolonat janë deri në 50 metra në hyrje dhe në dalje deri në 40 metra. Kurse pritjet deri në 10 minuta.

Ndërsa sipas njoftimit të kësaj Qendre, pikë kalimet tjera janë të kalueshme.