Kololli fantastik, i shënon dy gola Fenerbahces në miqësore

E publikuar: 14/07/2018 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Benjamin Kololli po vazhdon të jetë pjesë e skuadrës zvicerane Lausanne.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës mund të largohet nga klubi zviceran gjatë këtij afati kalimtar.

Por ai është duke zhvilluar ndeshje miqësore momentalisht me klubin e tij.

Në takim ndaj Fenerbahces, Lausanne ka arritur ta befasojë gjigantin turk duke e mposhtur me rezultat 2-1.

E dy golat për Lausannen, u shënuan nga reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli.

Pas paraqitjeve të mira në kampionatin zviceran dhe në ndeshje miqësore, Kololli pritet të largohet gjatë korrikut nga Lausanne.

Interesim për anësorin kanë shprehur disa skuadra gjermane si Mainz, Frankfurt e Freiburg. /Telegrafi/