Koln ndal Bayern Munich, “ok” Freiburg

E publikuar: 01/10/2016 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këlni frenon Bajernin e Mynihut. Në javën e 6-të të Bundeligës, ekipi ku aktivizohet Mërgim Mavraj arriti të ruajë pathyeshmërinë duke dalë me pikë dhe nga “Allianz Arena” përballë formacionit të Ancelottit, që u ndal për herë të parë pas pesë fitoreve radhazi. Përballë një prej mbrojtjeve më të mira të Bundesligës, Bajerni e pati të vështirë të zhbllokonte ndeshjen dhe zgjidhja erdhi vetëm në minutën e 40-të falë një finalizimi të jashtëzakonshëm te Kimich. Këlni megjithatë nuk u dorëzua dhe në minutën e 63-të gjeti dhe golin e barazimit me sulmuesin kryesor Modeste.

Në të 71-tën, Këlni arriti të shënojë dhe golin e dytë por për anësorin Osako ishte në pozicion jashtë loje. Pavarësisht përpjekjeve të Bajernit, deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar falë dhe lojës së mirë të mbrojtjes së Këln udhëhequr nga Mavraj, që ishte ndër më të mirët në fushë për të tijtë. Frajburg nuk njeh barazim ndërkohë në Bundesligë, pasi arriti fitoren e 3-të në 6 javë kampionat duke mundur 1-0 në shtëpi Frankfurtin me një gol të Grifos në minutën e 4-të. Abrashi ndërkohë luajti 90 minuta të plota në këtë sfidë.