Kolinda Grabar-Kitaroviq përfundimisht nuk është presidente e Kroacisë, Zoran Milanoviq është presidenti i ri

E publikuar: 05/01/2020 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rezultatet e më shumë se 80 për qind e vendvotimeve tregojnë se ish-kryeministri Zoran Milanoviq do të jetë president i ri i Kroacisë, pasi prin me rreth 100 mijë vota më shumë sesa presidentja e deritashme Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Për momentin, rezultatet janë duke u përpunuar nga 5,692 nga gjithsej 6,533 vendvotime, ose 87.13 për qind.

Milanoviq, i cili vjen nga radhët e socialdemokratëve, sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka marrë 852.241 vota, ndërsa kandidatja e HDZ-së Kolinda Grabar-Kitaroviq ka marrë 755.568 vota.

Partia HDZ ka pranuar humbjen, ndërsa SDP po feston presidentin e ri.

Presidentja aktuale, Grabar-Kitaroviq doli e dyta në raundin e parë të zgjedhjeve më 22 dhjetor, ku 11 persona garuan për postin e presidentit.

Ndryshe, që prej pavarësisë së vendit më 1991, HDZ shumicën e kohës ka qeverisur me Kroacinë.