Kolegët ia largojnë tehun e makinës për prerjen e barit, reagimi i punonjësit është shumë qesharak (Video)

E publikuar: 17/09/2018 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punonjësi i paemëruar që është angazhuar në një ndërmarrje diku në Shtetet e Bashkuara, është bërë viktimë e një mahie të kolegëve.

Ata i kishin hequr tehun e makinës për prerjen e barit dhe ai mbeti i hutuar, kur nuk po mund të përfundonte obligimin, transmeton Telegrafi.

Kjo i bëri shumë të qeshnin kolegët e tij, të cilët e filmonin atë teksa i kontrollonte rrotat e pajisje, si dhe motorin i cili lëshonte zhurmë dhe ishte ende ndezur.

Madje, ai nuk e di se ia kanë larguar tehun edhe pasi e ngriti lartë makinën dhe i kërkonte ndihmë shoqëruese, për faktin se nuk po mund ta kosiste barin. /Telegrafi/