Koha nuk mund ta shërojë gjithmonë zemrën e thyer

E publikuar: 11/07/2018 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për të gjithë ata që besojnë se koha është ilaçi më i mirë për zemrën e thyer, shkencëtarët kanë lajme të këqija – kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Stresi shkaktohet nga kardiomiopatia ose “sindroma i zemrës së thyer”, që ka simptoma të ngjashme me sulmin në zemër, por pa bllokim të arteries. Mund të shkaktohet nga stresi akut emocional i shkaktuar nga vdekja e një të dashuri, shkurorëzimi apo ndonjë ndarje e vështirë.

Edhe pse pacientët raportuan se brenda disa ditëve ose javëve ata janë shëruar plotësisht, hulumtuesit nga Universiteti Aberdeen kanë zbuluar se për shërim nevojiten më shumë se katër muaj, dhe se pasi mbaron e tëra, prapëseprapë mbeten pasoja të përhershme.

Dr. Dana Dawson, ligjëruese e lartë universitare dhe konsulente kardiologe në institucionin mjekësor Aberdeen Royal Infirmary thekson: “Në përgjithësi besohet se nga kjo gjendje personi mund të shërohet shumë shpejt, por kur i hetuam më tej këto raste, kemi ardhur në rezultate të ndryshme”.

Ata zbuluan se pacientët nuk janë në gjendje të marrin pjesë në aktivitetet e ngarkuara ose të kthehen në punë për shkak të ënjtjeve dhe mungesës së stabilitetit në punën e zemrës, e cila shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe pompim të gjakut, përcjell Independent.

“Kemi hulumtuar se pse pacientët vazhdojnë të ankohen disa muaj më vonë, edhe pse nuk ka probleme të dukshme në zemrat e tyre”, tha shkencëtarja.

Kjo sindromë, e quajtur kardiomiopatia Takotsubo, kryesisht i prek femrat, ndërsa për herë të parë u diagnostikua në Japoni në vitin 1990. Pikëllimi i madh nga vdekja e një personi të dashur mund ta dyfishojë rrezikun e sulmit të vërtetë në zemër.

Shkencëtarët në Universitetin St. George’s në Londër kanë konstatuar se 16 prej 10 000 pacientëve më të vjetër se 60 vjeç 30 ditë pas vdekjes së partnerit, kanë përjetuar sulm në zemër ose goditje në tru. /Telegrafi/