Koha kur Khabib si nëntë vjeçar nuk kishte frikën të përleshej me një ari

E publikuar: 07/10/2018 01:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E gjithë bota është duke e pritur përballjen mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor për titullin e peshave të lehta në UFC.

Irlandezi tashmë është legjendë e këtij divizioni, por rusi nga 26 përballje nuk ka humbur asnjë në karrierën e tij.

Për ta kuptuar më mirë shpirtin luftarak të Nurmagomedovit, duhet të shikoni videon e tij kur ishte nëntë vjeçar dhe përleshej me një ari.

E gjitha kjo ka ndodhur në shtatorin e 1997 dhe ishte dëshira e babait të Khabib, Abdulmanap Nurmagomedov, pasi përleshja me një ari është në kulturën Dagestanit (Rusi).

Khabib Nurmagomedov gjatë matjes zyrtare të peshave para duelit me Conor McGregor (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Edhe pse ende i ri në moshë, Khabin kishte pranuar sfidën për të nderuar kështu dëshirën e babait.

Janë nevojitur 17 vite që kjo video të dal në sipërfaqe ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por tani ajo është kthyer përsëri dhe është bërë prapë virale.

Pika më e fortë e Nurmagomedov është mundja dhe kështu pritet ta dominojë edhe Conorin, ndaj të cilit konsiderohet favorit. /Telegrafi/