Koha kur Adelina Ismaili u zgjodh Miss Kosova para 20 vitesh…(VIDEO)

E publikuar: 20/04/2017 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emri i saj përmendet edhe sot duke bashkangjitur epitetin “DIVË” ndërkaq tani po gëzon edhe një epitet tjetër i cili bën të lumtur çdo femër, me që është bërë nënë e vogëlushit të quajtur Uliks, shkruan revista Kosovarja.

Në videon që do të shihni më poshtë, në vitin 1997, u mbajt spektakli i dytë Miss Kosovarja, në të cilin atë kohë merrnin pjesë shumë yje të estradës, e në këtë rast fitoi më e bukura, Adelina Ismaili.

Ky ishte organizimi i dyte nga revista Kosovarja, por shkaku i situatës së tensionuar në vitet e 90-ta më nuk vazhdoi.

Ndiqni një pjesë nga ky spektakël, e që për ata që ishin pjesëmarrës do të ndiejnë vërtetë një nostalgji…