“Kofer diplomacia” e Serbisë

E publikuar: 19/03/2019 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një njeri me të kaluar të errët, prej dy vjetësh është vënë në krye të fushatës së Serbisë për t’ia zbehur njohjen ndërkombëtare Kosovës. Burime në Qeveri kanë thënë se këtë po e bën “në stilin e mafisë dhe përmes ryshfetit”, shkruan sot Koha Ditore.

Është ky Vladimir Cizelj me prejardhje nga Sllovenia, por i rritur në Beograd dhe që ka shtetësi serbe dhe izraelite. Është ndihmës i ngushtë i kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, dhe mediat në Serbi kanë raportuar më herët edhe për lidhje korruptuese mes këtyre dyve. Daçiqi e mban edhe tash afër atë, e madje Cizelj prezantohet në shumë shtete në emër të Qeverisë serbe.

Burime të gazetës kanë treguar se Cizelj është përfshirë drejtpërsëdrejti në lobimin për tërheqjen e njohjes nga shtetet Surinami, Komoret, Lesoto dhe Burundi.

“Ai ka korruptuar zyrtarë të lartë në këto vende, për të lëshuar nota verbale të rreme dhe ka mbyllur marrëveshjet e armëve me diktaturat që blejnë armë serbe dhe teknologjinë e prodhuar nga Vlatacom”, ka thënë një burim në Qeveri, tek u është referuar burimeve të inteligjencës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)