Koenigsegg Regera kushton mbi 2 milionë euro

E publikuar: 09/06/2015 09:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Supermakina Koenigsegg Regera është vendosur në shitje nga një firmë tregtare në Britani të Madhe për 2.1 milionë euro.

Automobili me specifika të jashtëzakonshme u shpalos gjatë muajit mars në Geneva Motor Show.

Shitësi “SuperVettura” po kërkon 2.1 milionë euro për makinën të cilën thotë se klienti do ta ketë nga dhjetori i vitit të ardhshëm.

Regera ka motor 5.0-litër V8 me tre motora elektrikë. Makineria e plotë ka “shumë më shumë se 1500 kuajfuqi” thotë prodhuesi suedez.

“SuperVettura” po ofron edhe modelin Agera RS për 1.9 milion euro.