Kocijançiq: Liderët s’është dashur të komentojnë pas takimit të mbrëmshëm

E publikuar: 25/01/2017 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka reaguar kundër deklarimeve publike që janë dhënë pas takimit të mbrëmshëm.

Sipas një deklarate me shkrim, Maja Kocijançiq ka thënë se gjatë takimit të presidentëve dhe kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, të mbajtur mbrëmë, është arritur pajtimi që të mos bëhen deklarata publike.

“Rezultat esencial ishte tejkalimi i tensioneve dhe përmbajtja nga komentimi në publik për diskutimet (e mbrëmshme). Na vjen keq të kuptojmë që kësaj nuk i janë përmbajtur të gjithë, derisa iu bëjmë thirrje që të tregojnë përmbajtje dhe të vazhdojnë tutje nga marrëveshja e arritur dje”, ka thënë ndër të tjera në këtë deklaratë, Kocijançiq.

Zëdhënësja e kryediplomates evropiane thotë se Mogherini megjithatë është e kënaqur dhe “falenderon sërish liderët politik të Beogradit dhe Prishtinës për dialogun kontruktiv që është mbajtur mbrëmë”./rel/