Kocijaçiq flet për fazën e re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

E publikuar: 04/05/2018 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së Diplomacisë Evropiane Federica Mogherini, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se kryenegociatorët e Prishtinës, të Beogradit, si dhe ekipi menaxhues, i cili po harton statutin e Asociacionit, së shpejti do të ftohen në Bruksel, shkruan “Zëri.info”.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta organizojë një takim, në të cilin do të ftohen kryenegociatorët e Prishtinës, të Beogradit, si dhe ekipi menaxhues i cili po harton statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së Diplomacisë Evropiane Federica Mogherini, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është në dobi të dyanshme dhe qëllim i vazhdimit të rrugës evropiane.

“Një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve është në dobi të të dyja vendeve, Beogradit dhe Prishtinës. Është jetike për të dyja palët, por gjithashtu është e rëndësishme që të mundë të vazhdojnë rrugën e tyre evropiane, pasi përparimi në dialog është i lidhur fort me aftësinë e të dyjave vendeve për të përparuar në këtë drejtim”, ka thënë ajo në përgjigjen e saj dhënë për “Zërin”.

Kocijançiq ka shtuar se dialogu gjatë viteve ka çuar në një normalizim të rëndësishëm të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe në një hap tjetër të normalizimit, i cili do të duhej të sillet në një nivel gjithëpërfshirës.

“Dialogu gjatë viteve ka çuar në një normalizim të rëndësishëm të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Në një hap tjetër, normalizimi do të duhej të sillet në një nivel gjithëpërfshirës. Përmbajtja e marrëveshjes ligjërisht detyruese është që të dyja palët të përcaktohen me lehtësimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë ajo. /Zëri/