Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

28.05.2020 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Kushdo që i qaset grupit të pajisjeve që e mundëson përgjimin ligjor në kuadër të Telekomit të Kosovës, domosdo lë gjurmë, sipas avokatit Arianit Koci.

Në vazhdën e debatit të nisur nga presidenti Hashim Thaçi që akuzoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe “grupin e tij” për ndërhyrje në “dhomën e përgjimeve”, Koci ka dhenë sqarime për funksionimin e kësaj pjese të Telekomit.

“Operatorët e rrjetit apo operatorët e infrastrukturës publike të komunikimit elektronik, te ne Telekomi i Kosovës (Vala) dhe IPKO sipas nenit 19 të Ligjit nr. 05/L-030 për përgjimin e komunikimeve elektronike, obligohen që me shpenzime të veta ta realizojnë infrastrukturën e nevojshme në rrjetin e tyre për të siguruar aftësinë përgjuese ndaj përdoruesve që i shfrytëzojnë shërbimet e telekomunikimeve të tyre. Në Telekomin e Kosovës (Vala), si operator i parë pas luftës, procedurat dhe rregullat fillestare rreth funksionimit të kësaj pjese skajshmërisht të ndjeshme të një operatori telefonik i kanë vendosur KFOR-i dhe Shtylla IV e UNMIK-ut. Kjo njësi funksionon në kuadër të Valës, por funksionon e pavarur dhe madje edhe hyrjen e ka të veçantë”, ka thënë fillimisht ai.

Sipas tij, çdo hyrje-dalje në objekt regjistrohet nëpërmjet kartelave e se numri i personave që mund të hyjnë në këtë pjesë është i limituar.

“Në terminal, apo në grupin e pajisjeve që e mundëson përgjimin ligjor mund të operojnë jo më shumë se 3 persona. Secili prej tyre hyn me kodin e përdorimit, apo ‘user code’. Terminali është i konceptuar ashtu që mund të operohet vetëm nëpërmjet ‘userave’. Pra, kushdo që i qaset terminalit, domosdo lë gjurmë”, ka thënë tutje Koci.

Sipas tij, gjasat janë “zero që pa lënë gjurmë të nxirren shënimet, apo Meta Datat”.

“Përveç kësaj, sipas nenit 30 të ligjit të lartpërmendur, operatorëve të rrjetit dhe ofruesve të shërbimeve nuk u lejohet t’i ruajnë Meta Datat (bisedat, mesazhet etj.) për një periudhë më shumë se nëntë (9) muaj kalendarik. Pra, në supozimin që dikush i paautorizuar mund të ketë hyrë në Dhomën e përgjimeve ligjore – kjo identifikohet lehtë, ndërsa në rast të çdo ndërhyrjeje në terminal mbetet gjurmë. Po ashtu, nuk ka mundësi që të merren të dhëna, apo Meta Data më të vjetra se nëntë (9) muaj, se ato fshihen rregullisht”, ka përfunduar avokati Koci.

Sot Prokuroria ka bërë të ditur se ka nisur hetimet ndaj akuzave që Thaçi bëri ndaj Kurtit dhe vartësve të tij, Haki Abazi e Xhelal Sveçla. Thaçi akuzoi se të tre kanë vizituar dhomën e përgjimeve në Telekom duke ndalur kamerat. Kurti ka thënë se këto janë gënjeshtra teksa e ka quajtur “president helaq”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Daut Haradinaj flet për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

Daut Haradinaj flet për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

Itali, regjistrohen 114 raste të reja me koronavirus

Itali, regjistrohen 114 raste të reja me koronavirus

​Zemaj akuzon Vitinë se bleu barna me çmim 500 % më shtrenjtë, lëndën e dërgon në prokurori

​Zemaj akuzon Vitinë se bleu barna me çmim 500 % më shtrenjtë, lëndën e dërgon në prokurori

Trump dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Libi

Trump dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Libi

Macron premton 100 miliardë euro shtesë për rimëkëmbjen ekonomike

Macron premton 100 miliardë euro shtesë për rimëkëmbjen ekonomike

​217 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 11 të intubuar

​217 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 11 të intubuar

Belgjika me zero raste të vdekjeve nga koronavirusi

Belgjika me zero raste të vdekjeve nga koronavirusi

​Bahtiri kundërshton vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë

​Bahtiri kundërshton vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë

​MPB-ja dhe AKI-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

​MPB-ja dhe AKI-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Intervistimi i presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara do të vazhdojë edhe nesër

Intervistimi i presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara do të vazhdojë edhe nesër

Kërkesat e Listës së përbashkët shqiptare të Luginës drejtuar Vuçiqit

Kërkesat e Listës së përbashkët shqiptare të Luginës drejtuar Vuçiqit

Covid-19, pezullohen seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Covid-19, pezullohen seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Përfundon intervistimi i presidentit Thaçit nga Dhomat e Specializuara

Përfundon intervistimi i presidentit Thaçit nga Dhomat e Specializuara

​Tahiri: Tani shumica absolute e qytetarëve po mbajnë maskë

​Tahiri: Tani shumica absolute e qytetarëve po mbajnë maskë

Akuzat e PD, reagon Instituti i Shëndetit Publik: Mos bëni politikë me koronavirusin

Akuzat e PD, reagon Instituti i Shëndetit Publik: Mos bëni politikë me koronavirusin

Në muajin Qershor TC “Kosova B”ka realizuar planin e prodhimit me 116%

Në muajin Qershor TC “Kosova B”ka realizuar planin e prodhimit me 116%