Kobe-n e vranë, gjithçka ishte e planifikuar!

E publikuar: 29/01/2020 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë njerëz i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për ta komentuar vdekjen e legjendës së NBA Kobe Bryant, por repisti i këngës “Watch Me Nae Nae”, Silento, ka marrë vëmendjen me postimin e tij duke pretenduar se vdekja e Bryant ishte vrasje e planifikuar.

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, ishte në mesin e nëntë personave që mbetën të vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua të dielën, afër Los Angelesit në Kaliforni, transmeton Gazeta Express.

Bota e sportit ka qenë duke e vuajtur vdekjen e tij, ndërsa repisti amerikan Silento vendosi ta postojë një “tweet” kontrovers në llogarinë e tij, para se ta fshinte shkaku i reagimeve të mëdha.

“Vdekja e Kobe Bryant ishte vrasje e planifikuar, ashtu siç ishte tentuar edhe për mua. Unë i ika kurthit. Mos i besoni askujt, kjo është një industri e madh e fëlliqur”, shkroi Silento.

Ndërkohë, hetimet për shkaqet e rrëzimit të helikopterit janë duke vazhduar ende. Radari sugjeroi se helikopteri e kishte arritur lartësinë prej 701 metrave të dielën në mëngjes, para se të rrëzohej. Rrënojat e helikopterit u gjetën në lartësinë prej 331 metrave, sipas Jennifer Homendy nga Bordi Kombëtar për Siguri në Transport (NTSB).

Hetuesit e NTSB-së shkuan në vendin ku gjenden rrënojat e helikopterit në Calabasas për të grumbulluar dëshmi.

Disa ekspertë sugjeruan se piloti mund të jetë hutuar shkaku i mjegullës, mirë Homendy ka thënë se ekipet hetuese do të kërkonin gjithçka për ta gjetur shkakun: nga historia e pilotit deri te motorët e helikopterit.

“Piloti u kishte kërkuar kontrolluesve të trafikut ajror t’i ofrohej ndjekje përmes ndihmës së radarit para se ta fillonte ngjitjen, mirëpo atij i ishte thënë se aeroplani ishte shumë ulët për ta marrë këtë ndihmë”, ka thënë Homendy.

“Pas rreth katër minutave, piloti tregoi se ata ishin duke u ngjitur për t’iu shmangur një shtrese resh. Kur kontrolluesit e trafikut ajror e pyetën se çfarë po planifikonte të bënte, nuk morën përgjigje. Të dhënat nga radari sugjerojnë se helikopteri u ngjit në 701 metra lartësi dhe pastaj filloi të kthehej në të majtë. Kontakti i fundit me radar ishte rreth orën 9:45”.

Dy minuta më vonë, dikush përreth asaj zone e kishte telefonuar policinë për ta raportuar helikopterin e rrëzuar.

Shumë ekspertë e kanë vënë në dyshim nëse helikopteri duhej edhe të ishte nisur, pasi që kishte shumë mjegull atë ditë, aq sa vetë departamenti i policisë kishte vendosur të mos kishte kontrollime me helikopterë.