Koalicioni, nesër pritet takimi Kurti-Mustafa

E publikuar: 21/11/2019 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se nesër do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa për të diskutuar mundësitë e formalizmit të bashkëqeverisjes së ardhshme.

Kandidati për kryeministër i cili ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit tha se nesër me Mustafën do të diskutohen për gjitha çështjet e hapura, përfshi postet ministrore dhe çështjen e emërimit të presidentit,transmeton Lajmi.net.

Kurti edhe një here u shpreh i vendosur për mos koalicion me Listën Serbe, teksa tha se edhe ndarja e ministrive është çështje e negociatave.

“Kryeministrin e ka përcaktuar populli me 6 tetor, ministritë janë të diskutueshme”, tha Kurti.