Koalicioni funksionin edhe pa Listën Serbe

E publikuar: 16/03/2015 08:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati ka vlerësuar se tash për tash Lista Serbe nuk është duke paraqitur ndonjë pasojë me mospjesëmarrjen e saj në Kuvend dhe Qeveri.

Ferati për ‘Epokën e re’ tha se veprimet e kësaj liste nuk janë përcaktuese për funksionimin e koalicionit qeverisës.
Por, sipas tij, nëse do të vazhdohet me këtë qasje, atëherë do të ketë pasoja, eventualisht kur Kuvendit do t’i vijnë disa ligje të cilat kërkojnë pjesëmarrjen dhe votën e serbëve.

Ferati ka thënë se nuk është e pëlqyeshme dhe serioze që për çdo temë Lista Serbe të veprojë kësisoj.