Knight Riders me aktivitet vetëdijesimi për respektimin dhe ruajtjen e çiklistëve

E publikuar: 24/10/2018 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi i çiklistëve ‘Knight Riders- Ta ndriçojmë Prishtinën’ sot (e mërkurë) organizojnë aktivitetin e radhës, përmes të cilit duan të dërgojnë mesazh se mosrespektimi i të drejtës së çiklistëve për të qenë pjesë e trafikut mund të dërgojë deri te vdekja.

“Kësaj radhe dëshirojmë të përcjellim më fuqishëm mesazhin që mosrespektimi i të drejtës së çiklistëve për të qenë pjesë e trafikut mund të dërgojë deri te vdekja, prandaj respektimi dhe ruajtja e çiklistëve nuk është vetëm kulturë, vullnet apo dëshirë, por është edhe OBLIGIM i secilit nga ne”.

“Ne ndjejmë dhimbje për humbjen e jetëve në aksidentet rrugore siç ishte rasti i 27-vjeçarit çiklist nga Peja z. Daci dhe aksidenti i dy vajzave te reja ne “Rrugën B”, ku si pasojë humbi jetën znj. Bardhi”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Më poshtë është postimi i plotë:

Të mërkurën më datë, 24 tetor takohemi tek monumenti NEWBORN në ora 19:30, ku nisja e çiklistëve do të fillon në ora 20:00.

Kësaj radhe dëshirojmë të përcjellim më fuqishëm mesazhin që mosrespektimi i të drejtës së çiklistëve për të qenë pjesë e trafikut mund të dërgojë deri tek vdekja, prandaj respektimi dhe ruajtja e çiklistëve nuk është vetëm kulturë, vullnet apo dëshirë, por është edhe OBLIGIM i secilit nga ne.

Ne ndjejmë dhimbje për humbjen e jetëve në aksidentet rrugore siç ishte rasti i 27-vjeçarit çiklist nga Peja z. Daci dhe aksidenti i dy vajzave te reja ne “Rrugën B”, ku si pasojë humbi jetën znj. Bardhi.

Qëllimisht kemi zgjedhur nisjen nga NEWBORN-i ku themi se nga sot është një lindje e re (NEWBORN) e një OBLIGIMI për ta ruajtur njëri-tjetrin.

Të mërkurën do të jemi edhe më shumë pjesëmarrës pasi do të na bashkëngjiten edhe grupet: “Marakli t’Biciklave”, “Supercyclists Club”, si dhe çiklistë profesionalë, në mënyrë që pedalimi në qytet të jetë edhe më madhështor.

Prandaj le të mblidhemi rreth një kauze të vetme, të gjithë.