KMLDNJ bisedimet për krijimin e Qeverisë janë kushtëzuar me ndarjen e posteve

E publikuar: 12/11/2019 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është bërë më shumë se një muaj kur u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë e që procesi zgjedhor u vlerësua me nota të larta nga vendorët dhe ndërkombëtarët që monitoruan këtë proces.

Sipas KMLDNJ këto zgjedhje kanë krijuar një standard të munguar demokratik për opozitën e cila sipas tyre më parë kontestonte rezultatin e zgjedhjeve.

“Realisht, KMDLNj ka pritur që institucionet e Kosovës të formohen shpejtë për faktin se LVV dhe LDK ishin deklaruar për koalicion edhe parazgjedhor e që do ta lehtësonte koalicionin paszgjedhor për faktin se këto dy subjekte politike kanë fituar 50% të vendeve në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

Sipas tyre bisedimet për koalicion janë stërzgjatur dhe kushtëzuar për poste të caktuara, çka theksohet se po ndikon në dinamikën e formimit të Qeverisë së Kosovës.

“KMDLNj kërkon përgjegjësi nga anëtarët e KQZ-së dhe liderët politikë që zbatojnë standarde të dyfishta, kur kanë interes e përkrahin PZAP-in dhe Gjykatën Supreme kurse kur ndjehen se janë humbës në mënyrën më të paskrupullt e përbaltin punën e këtyre institucioneve duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë në marrjen e vendimeve”.

“Krejt në fund, për KMDLNj-në është i papranueshëm fakti se përkundër të gjitha lëshimeve me vota nga Serbia dhe rinumërimit të mbi 60% të vendvotimeve askush nuk i është nënshtruar asnjë përgjegjësie në kohën që duhet të ketë edhe përgjegjësi penale”.