KMDLNJ kërkon hetim për rastin e vetëvrasjes në burgun e Pejës

E publikuar: 28/08/2019 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I paraburgosuri B.Gj. është vetëvrarë sot në banjon e dhomës së tij në burg të Pejës.

“Në Qendrën Paraburgimit në Pejë, sot në mëngjes gjatë hapjes së dhomave dhe numërimit të të burgosurve, në banjon e njërës nga dhomat është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri me inicialet B. GJ, në dhomë bashkë me të ishin edhe tre persona të tjerë”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, njofton Klan Kosova.

LEXO EDHE:

Vetëvaret një i paraburgosur në Pejë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që rasti të hetohet deri në detaje.

“KMDLNj kërkon që për rastin në fjalë të bëhen hetime nëse ka arsye tjera rrethanore që kanë ndikuar në vetëvrasjen e të paraburgosurit B.Gj”.