KMDLNj: Gjendja shëndetësore e Sylejman Selimit nuk është e mirë

E publikuar: 06/11/2018 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka bërë të ditur se pasi ta kenë materialin gjyqësor për rastin Sylejman Selimi, do të dalë me një raport i cili do t’i evidentojë shkeljet e mundshme pas së cilave, do të kërkojë përgjegjësi ndaj atyre që kanë bërë shkelje eventuale.

KMDLNj njofton se gjendja shëndetësore e të dënuarit Sylejman Selimit nuk është e mirë dhe ajo mbahet nën kontroll me një terapi të përditshme për shkak të dhembjeve të mëdha të kokës nga migrena, si dhe për shkak të problemeve reumatike.

Monitorues të KMDLNJ-së gjatë një vizite në Qendrën Korrektuese në Dubravë, u takuan me të dënuar dhe të paraburgosur që kishin kërkuar të vizitohen nga ky Këshill.

Lexoni të plotë njoftimin e KMDLNJ-së:

“Më 5 nëntor 2018, monitorues të KMLNj – së në kuadër të mandatit që e kanë dhe në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar me Ministrinë e Drejtësisë vizituan Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Fillimisht u takuan me drejtorin e Q.K.D, z. Jeton Neziraj, me bashkëpunëtorë dhe pastaj vazhduan monitorimin e objekteve të synuara dhe takim me të dënuar dhe të paraburgosur që kishin kërkuar të vizitohen nga KMDLNj. Qendra Korrektuese në Dubravë është shndërruar në një kantierë pune ku janë duke u rinovuar dy pavijone sikur edhe ‘Spitali’ i Qendrës Korrektuese. Monitorues të KMDLNj –së vizituan N.N , i paraburgosur që kishte filluar grevën e urisë, i pakënaqur me shërbimet shëndetësore.